Ashtu sikurse është bërë e ditur, më 1 Prill do të nis në Kosovë edicioni i dytë i reality show-t “Vip Shpia”.

Bashkë me këtë lajm janë përfolur edhe banorët-Vip që do të marrin pjesë në të. Mes këtyre emrave është lakuar edhe emri i këngëtares me zërin e veçantë, Mariza Ikonomi. Por në fakt, ne kemi mësuar se Mariza nuk do të jetë një banore e përhershme në shtëpi.

Ajo do të jetë e ftuar gjatë reality-show-t, për katër ditë qëndrim në shtëpi, ku do të hyjë me cilësinë e Mbretëreshës së shtëpisë dhe gjatë gjithë kohës që do të jetë në shtëpi, të gjithë banorët-VIP do t’i binden dhe do të jenë nën urdhrat e saj.

Se si do ta luajë rolin e Mbretëreshës, Mariza na mbetet për t’u parë, ndërsa në muzikë ajo e ka marrë prej kohësh këtë vlerësim!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here