Mariza Ikonomi ka zbuluar se së shpejti do të dalë me bashkëpunimin e saj më të ri – një duet me kantautorin Bojken Lako.

“Kam bashkëpunuar edhe herë të tjera me Lakon dhe gjithmonë më ka pëlqyer stili i tij dhe muzika rok. Ndihesha shumë e sigurt te kjo rrymë dhe ndjeja se mund të jepja shumë, edhe pse tani shijet mund të jenë transferuar te një stil paska më i butë si: klasike, jazz, etj. Por prapë kur dëgjoj muzikë rok ndihem vërtet një rock-girl”, ka thënë Mariza.

Ndryshe, Mariza ka mohuar thashethemet se është në lidhje dashurie. “Kot janë lodhur mediat, se kur të kem ndonjë histori që vërtet ja vlen, do shkoj unë t’i gjëmoj ata”, është shprehur këngëtarja duke qeshur. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here