Mariza Ikonomi: Arsyeja pse nuk jam shumë aktive në tregun muzikorMariza Ikonomi ka zgjedhur Kosovën që të xhirojë videoklipin e saj më të ri “Më mirë qesh”, realizuar nga vetë këngëtarja, tekst e kompozicion.

“Që këngët e mia të kenë mesazhe të forta që publiku t’i përqafojë…kjo është arsyeja pse unë nxjerr klipe rrallë. Dua që edhe ajo kënga që do këndoj të ketë peshë dhe ndoshta edhe kjo është arsyeja pse mendoj jam zbehur dhe më ka ikur dëshira për festivale se ka një gjë që ti do bësh një këngë enkas për këtë gjë dhe ndonjëherë gabon aty…ajo që mbetet është ajo që ty të buron nga shpirti dhe jo ajo që kalkulon në mendje, këtë dua të bëj edhe unë, që njerëzit t’i prek me anë të tingujve”, u shpreh Ikonomi në një intervistë për “Prive”.

Për jetën private? “Edhe po të kisha nuk do thosha gjë, më pëlqen ta mbaj për veten time jetën private, më shijon më shumë ashtu, sigurisht që vetëm s’jam, por gjërat e tjera më pëlqen ti mbaj për vete”, e mbyll intervistën Ikonomi e cila shumë shpejt nxjerr klipin e ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here