Bukuroshja me flokë të arta nga Kalifornia ka pozuar për ballinën e numrit më të ri të revistës ‘Ëomen’s Health’, dhe pasi në fotot e saj ajo duket me vetëbesim të madh, shumica e kanë shikuar me dyshim deklaratën e saj se është një person shumë i turpshëm.

Marisa Miller, ish-engjëllushja e brendit të veshjeve intime ‘Victoria’s Secret’, për veten e saj thotë se në të vërtetë është një femër shumë e turpshme. Ironike por e ka pranuar këtë për revistën në të cilën ka pozuar në një kostum larjeje tejet provokues.

Bukuroshja me flokë të arta nga Kalifornia ka pozuar për ballinën e numrit më të ri të revistës ‘Women’s Health’, dhe pasi në fotot e saj ajo duket me vetëbesim të madh, shumica e kanë shikuar me dyshim deklaratën e saj se është një person shumë i turpshëm.

“E di se tingëllon çuditshëm për dikë që është modele për veshjet e brendshme intime dhe kostume të larjes, por unë fare nuk e pëlqej që të jam në qendër të vëmendjes. Rreth 80 për qind të gjërave që i bëj në punën time, nuk përshtaten me karakterin tim të vërtetë, kështu që shtirem derisa nuk arrijë të bëj atë që nga unë kërkohet. Sillu sikur ke vetëbesim dhe do ta arrish qëllimin”, ka thënë Marisa.

Bukuroshja ka zbuluar edhe sekretin e mbajtjes së trupit vital. “Has shumë oriz, quinou, çipsa nga lakra jeshile. Dhe gjithmonë jam e vetëdijshme për trupin tim”, ka thënë ajo.

Do të zhvishej edhe për ndonjë rol të mirë

Më tej bukuroshja ka deklaruar se po të marrë ndonjë ofertë të mirë filmike, ajo do të mund edhe të zhvishej para kamerës, por jo në skena ku dominon seksi i ashpër.

“Ndonjë rol i mirë do të ma mbushte mendjen që të zhvishesha para kamerës. Po në asnjë mënyrë nuk do të pranoja të realizoja ndonjë skenë të ashpër seksuale. Një gjë e tillë vlen vetëm për burrin tim dhe për askënd tjetër. Por nëse ka të bëj me zhveshje artistike, atëherë do të isha e lumtur të zhvishesha në skena filmike”, ka shtuar Miller.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here