Marina Vjollca e njohur si moderatore në “Top Channel”, jashtë ekranit është një student e shkëlqyer. Marina e cila studion për juridik në një Universitet privat në Tiranë është në vit të fundit të studimeve universitare, për të kaluar më pas në nivelin master.

Sipas mikeshave të saj të klasës, Marina është padiskutim studentja më e mirë pothuajse e të gjithë viteve të treta.

Përveç faktit që vlerësohet maksimalisht nga pedagogët e saj, Marina i çon studimet e saj edhe më tej. Ka filluar që tani bën edhe praktikën duke shkuar në gjykatë për të ndjekur çështje të ndryshme gjyqësore.

E ka bërë këtë gjë më shumë se njëherë ndaj nuk është rastësi e çuditshme nëse dikush do ta shohë bukuroshen në një sallë gjyqi duke mbajtur shënime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here