Marina and the Diamonds” ka publikuar videon e saj të re, për singling “How to be a Heartbreaker”.

Ky klip ishte paraparë të lansohej në fillim të javës së kaluar, por ajo u tha fansave se labeli i saj, Atlantic, e ka shtyrë datën e lansimit pasi që ajo dukej e “shëmtuar në të”.

“Labeli im nuk po më jep leje ta publikoj videon pasi që unë dukem e shëmtuar në të plus ne kemi nevojë për më shumë para dhe më shumë ngjyra për të mbuluar pjesët e shëmtuara”, ka shkruar ajo në Twitter.

Sidoqoftë videoja tani është lansuar dhe deri më tani kritikat kanë qenë të mira.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here