Kjo është fotoja e të famshmes Marilyn Monroe topless që tanimë ka dalë në shitje për plot 5 mijë paund.

Qendra e ankandeve Christies do të bëjë shitjen e fotos së realizuar në vitin 1962 pak përpara se ajo të ndërronte jetë. Fotoja është bërë nga Bert Stern, fotografi amerikan që u bë i famshëm nga seti i fotove të titulluara “The Last Sitting”.

Stern fiksoi 2500 foto të Marilyn në vetëm tre ditë në qershorin e vitit 1962 për llogari të revistës Vogue. Vetëm gjashtë javë më pas, bukuroshja ikonë ndërroi jetë nga një overdozë droge.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here