Sfilon në Amerikë, por shpesh ndodhet edhe në Europë. Agjenci të ndryshme të modës interesohen për supermodelen e njohur, Marigona Dragusha.

Madje, për nevoja të një agjencie franceze apo nga vetë dëshira e saj, kosovarja e njohur ka ndryshuar edhe emrin duke e kthyer shkurt Gona Dragusha. Për këtë agjenci, ajo ka sfiluar me koleksionin më të ri të fustaneve, dhe pasi u futëm të hulumtojmë se çfarë ka punuar më saktësisht Marigona, hasëm vështirësi për të gjetur emrin e saj.

Lista e modeleve ishte shumë e madhe dhe ne direkt shkuam te lista e modeleve që fillon me “M”, kurse aty nuk gjetëm asgjë. Menduam se mos është ndonjë “trik” nga ana e Dragushës, sa për të qenë në qendër të vëmendjes, por më pas na shkoi mendja dhe kërkuam te shkronja “G”, ku gjetëm dhe profilin e saj.

Po për çfarë arsyeje ka ndryshuar emrin Marigona në këtë rast, nuk e kuptuam, por me siguri asaj i ka tingëlluar me më shumë konotacion për vendin ku po jeton. Marigona korri një sukses të madh në “Miss Universe” dhe emri i saj u promovua shumë. Por tani duhet të mësohemi që kur na duhen info për të, ta kërkojmë thjesht me emrin Gona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here