MarigonnaNdonëse pak kohë për parë për Tribuna lideri i rok bendit ‘Marigona’ premtoi një rikthim në skenë, duket se rikthimi i djemve po ndodhë shumë më shpejtë se qe kishin menduar.

Anëtari i ‘Marigonës’, njëherësh kompozitori Ilir Tolaj nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ ka bërë me dije se janë bashkuar për krijimin e radhës.

“Diçka e re po vjen….!Marigona në incizim”, ka shkruar Iliri, ndërsa ka publikuar edhe një foto nga studioja e tij në të cilën shihet ai bashkë me Vullnet Sefanë e Teoman Ukqa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here