Një nga këngëtaret e grupit të njohur gjerman “Monrose”, Mandy-Grace Capristo, e cila ka nënë gjermane, por baba shqiptar, ka deklaruar në një intervistë për Shekulli se ka në plan të depërtojë në tregun e muzikës shqiptare.

Nga e majta, anëtaret e Monrose, Marigona, Senna Guemmour dhe Bahar Kizil.

Marigona, emër të cilin ia ka vënë babai, ka pranuar se i ati i saj është nga Peja, ndërsa ajo është lindur dhe rritur në Gjermani. Kosovën e vizitoi para pak ditësh, ku dhe realizoi klipin e hitit “This is Me”.

“Kur isha në Kosovë pata shumë intervista, edhe një takim me Ministrin e Kulturës. Nuk jam dhe shumë e njohur, por kam në plan që këtë vit ta realizoj një këngë në shqip. Këngën shqip do e bëj solo, por do bëjmë një videoklip në Kosovë, baladë me grupin “Monrose” dhe të gjitha fitimet e këtij videoklipi do t’u dhurojmë organizatave bamirëse në Kosovë”, theksoi Marigona, e cila shtoi se “Monrose” po mendojnë ta regjistrojnë albumin e ri në Los Angeles.

Kosovarja nga Manheimi i Gjermanisë, së bashku me koleget e saj, kanë arritur që ta bëjnë “Monrose” një nga grupet më popullore në Gjermani, Zvicër dhe Austri. Albumi i tyre i parë “Temptation” ishte në krye të top listave të këtyre tri vendeve. Pos muzikës, Marigona me bukurinë e saj është e përfshirë edhe në modelizëm. /Shekulli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here