Supermodelja e njohur kosovare, Marigona Dragusha, pas shumë sukseseve në profesionin e saj, ka filluar një lidhje dashurie.

Si duket, modelimi nuk i ka dhënë shumë kohë për të shijuar dashurinë, kështu që Marigona për një kohë të gjatë është munduar të mbajë fshehur dashurinë e saj me Drilonin, djaloshin nga Kosova.

‘’Miss Universe’’ ka postuar edhe një foto së bashku me të dashurin në facebook, ndërsa emrin e tij e mësuam pikërisht nga nick name i profilit që ka zgjedhur bukuroshja e që nuk mund të jetë as ndonjë kushëri i saj, por vetëm djaloshi që ia ka vjedhur zemrën Dragushës.

E derisa shumë vajza fitojnë kurora bukurie dhe ngelin në shtëpi, Marigona është duke shëtitur të gjitha anët e botës e duke pushtuar revista të ndryshme me suksesin e saj si modele, ndërsa s’ka lënë mënjanë edhe jetën private, të cilën po e zbulojmë për herë të parë. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here