Marigona Dragusha, (Foto: Petrit Rrahmani)
Marigona Dragusha (Foto: Petrit Rrahmani)

Përcjellësja e dytë e Miss Univers 2009, Marigona Dragusha, ka thënë për Express Online, se ende nuk ka nënshkruar kontratë me Agjencinë e Modës “Donald Trump Model”.

“Ende nuk kemi nënshkruar asgjë por vetëm kam pasur premtime gojore nga Trump”, ka thënë Marigona.

Ditë më parë nëpër mediat kosovare ishte raportuar se Dragusha ka nënshkruar kontratë me pasanikun e njohur amerikan.

Megjithatë, Marigona ka thënë se do të kthehet në New York me 26 shtator për të vazhduar me tutje me karrierën e saj si modele.

Bukuroshja po ashtu ka folur edhe për studimet e saja ndërkaq nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe të studioj shkencat politike, aq më pak pas takimit të saj me Kryeministrin e Bahamave.

“Kryeministri ka premtuar se shteti i tij është në proces të njohjes së Kosovës dhe kjo me ka bërë që të me pëlqej puna e diplomates dhe nuk përjashtohet edhe kjo mundësi”, ka thënë ajo.

Dragusha dje është takuar vetëm me kryetarin e Komunës së Prishtinë, Isa Mustafa, një organizim ky që më sa duket është bërë nga Art Motion, të cilët organizuan Miss Kosova 2009 me Fadil Berishën.

“Kishim vetëm përkrahjen e Komunës së Prishtinës për këtë eveniment”, ka thënë menaxheri i kësaj organizate, Agron Selimi, i cili ka kritikuar edhe Ministrinë e Kulturës që sipas tij nuk ka ndihmuar spektaklin që është mbajtur në prill.

Ai nuk ka dhënë ndonjë detaj se me cilët politikan pritet të takohet bukuroshja kosovare edhe pse nuk ka mohuar dhe as pohuar një gjë të tillë.

Dragusha nga ana tjetër është paraqitur e thjeshtë ndërkaq në përgjigjet e saja është treguar shumë e matur për gazetarët. /Gazeta Express

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here