Modelja dhe bukuroshja kosovare, Marigona Dragusha, e cila po jeton në New York, ka ndërruar pamjen e saj gjatë një paraqitjeje që ka pasur në një sesion të ri fotografish.

Ajo ka prerë flokët shkurt, para së të merr pjesë në Konferencën për Ujë të organizuar nga Organizata Botërore e Ujit e Kombeve të Bashkuara, ku është emëruar edhe Ambasadore e Nderit nga kjo organizatë, për të rritur sensibilizimin për kursimin e ujit të pijshëm në botë.

Ndryshe, Dragusha është pjesë e agjencisë së modës “Donald Trump Models” dhe pritet që së shpejti të paraqitet në disa fushata marketingu në New York.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here