Marigona DragushaShoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009, kosovarja Marigona Dragusha, në një intervistë të dhënë pas suksesit të fundit, ka thënë se ajo shpreson të vazhdojë më me seriozitet karrierën e saj si modele, kësaj here në New York, duke iu bashkuar agjencisë së modeleve të Donald Trump, “Trump Models Menagement”.

“Jam shumë e lumtur, është privilegji më i madh që më është bërë ndonjëherë”, ka thënë Dragusha në intervistën e mbrëmshme për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe, duke shprehur ngazëllimin e saj në suksesin në Miss Universe.

“Gjithsesi do të vazhdoj të punoj si modele, shpresoj të siguroj ndonjë kontratë në New York. Donald Trump (organizatori i Miss Universe), më ka sugjeruar t’i bashkohem agjencisë së tij, andaj do të pranoj”, ka shtuar bukuroshja nga Prishtina.

Marigona po ashtu ka falënderuar fotografin e njohur Fadil Berisha për ndihmën në arritjen e këtij suksesi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here