Për ne mund të duket se këto dy bukuroshe janë zhdukur nga skena, por ato të dyja janë të vetmet nga modelet shqiptare që bëjnë punën e tyre e nuk flasin shumë.

Madje fitojnë goxha shuma të mëdha e kontrata të majme. Marigona Dragusha dhe Xhesika Berberi, dy vajzat që përfaqësuan Kosovën dhe Shqipërinë në Miss Universe kanë bashkuar forcat për të realizuar një tjetër fotosesion së bashku dhe për të vazhduar punën e tyre si modele për reklamimin e bizneseve të njohura në botë.

Ndonëse Marigona më herët shoqërohej më shumë me Hasna Xhukiçin, si duket Hasna për të përmbushur kontratat e saj është larguar nga Shtetet e Bashkuara kështu që shoqëria e vetme për Marigonën ka ngelur Xhesika.

Dy supermodelet shqiptare vazhdojnë suksesin e tyre, ndërsa fotosesionet janë pjesë e punës me të cilat prezentohen tek agjencitë e modelimit. Që të dyja janë të dashuruara por e mbajnë fshehur jetën e tyre private, nuk preferojnë të bëjnë emër me skandale siç bëjnë disa të tjera../viapt/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here