Pas shumë javësh të ndarë e mbi supe një marrëdhënie që as vetë nuk dinin ç’emër t’i vinin, çifti simpatik i krijuar në BB, Mariel – Mirjeta, të shtunën janë takuar për t’i dhënë zgjidhje lidhjes së tyre disi të çuditshme.

Disa prej banorëve të Big Brother 4 janë takuar në Vlorë, për të qëndruar një ditë së bashku, e me ta është bashkuar edhe Marieli, i cili ka ardhur me këtë rast nga Italia.

Lidhja mes çiftit u vu në diskutim jo vetëm nga fansat, por edhe nga vetë Mirjeta, e cila është shprehur për mediat se ka shumë gjëra për të sqaruar me Marielin, sepse ai “po e mban peng”.

Me të dalë nga BB, finalisti Mariel u nis në drejtim të Italisë, krejt ndryshe nga ç’kishte biseduar me 23-vjeçaren që jeton në Londër, me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë. Mirjeta nuk rezultoi shumë e pëlqyer në sytë e familjes së Mariel Shehit, madje e ëma e djaloshit e shprehu haptas pakënaqësinë që kishte karshi kësaj lidhjeje.

Marieli në Itali është marrë këto kohë me ndeshjet në sportin e wrestling (keçit) dhe është shprehur i pyetur për pushimet për të cilat bënte plan me Mirjetën në BB, se nuk ka kohë për pushime, boll pushoi 3 muaj i ngujuar në shtëpinë e këtij reality-show.

Gjithsesi, duket se në Vlorë, “çifti” ka kaluar bukur dhe me siguri ka sheshuar ato dyshimet e ngritura për lidhjen e tyre, pasi në foto duken shumë të lumtur ndërsa pozojnë krah njëri-tjetrit.

Kjo është jeta ime, Mirjeta. Po tani ju mbushet mendja?”, – ka thënë Marieli, duke konfirmuar kështu se lidhja vazhdon mes tyre. Mirjeta nga ana e saj ka zgjedhur që për disa kohë të lërë Londrën për Shqipërinë, pasi këtu është angazhuar në një show së bashku me Ergysin e BB4, ndërkohë që ka edhe plane për t’iu futur botës së TV.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here