MerrychristmasiiEshte fushata e re e komunikimit te AMC per festat e fundvitit, qe do te sjelle zerin dhe imazhin e kengetares me fame boterore, Mariah Carey, ne Shqiperi.

Kete fundjave AMC nis fushaten per festat e fundvitit, nen moton “A besoni ne surprizat e Vitit te Ri”, fushate qe do te kete si imazh artisten e mirenjohur, Mariah Carey.

Kjo fushate perben vetem nje zhvillim per sa i perket perdorimit si imazh te nje kengetareje te nivelit nderkombetar, por edhe sepse eshte fushata e pare e perbashket midis AMC dhe Deutsche Telekom. Mariah Carey do te jete imazhi i AMC per festat e fundvitit dhe do te uroje shqiptaret per festat.

Uroj te gjithe admiruesit e mi ne Shqiperi!” thote ajo ne videon e reklames se re. Jo vetem kaq, por ajo do te tregoje se si teknologjia ndihmon ne jeten e perditshme.

E pyetur per kete eksperience te re, ajo pohon se per te eshte nder perfshirja ne nje projekt jashtezakonisht modern qe bashkon njerezit nga e gjithe bota. Kengetarja, ikone e muzikes se festave te fundvitit, behet ambasadorja e mesazhit te ndarjes se emocioneve mes njerezve.

Mariah Carey eshte nje nga kengetaret me te suksesshme nderkombetare, e cilesuar nga MTV si zeri numer nje ne bote. Fale talentit te jashtezakonshem, ajo ka shitur rreth 200 milione albume ne mbare boten dhe eshte gjithashtu fituese e pothuaj çdo çmimi muzikor, perfshire 5 Grammy Awards.

Deri me tani, ne kuader te kesaj nisme, jane organizuar nje sere koncertesh ne Europe permes teknologjise holografike, ku mijera fansa kane ndjekur drejtperdrejt ne te njejten kohe imazhin virtual te Mariah Carey. Permes fushates “A besoni ne surprizat e Vitit te Ri”, AMC do t’i afrohet publikut shqiptar me nje sere dhuratash e te papriturash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here