Mariah Carey sërish single!Gjithçka ka mbaruar. James Packer ka hequr dorë nga të qenit i fejuari i Mariah Carey, sipas raportimeve të reja.

Sipas publikimit të të përditshmes australiane ‘Woman’s Day’, miliarderi 48-vjeçar ka lënë këngëtaren për shkak të shpenzimeve të pafundme të saj.

Madje, Mariah i kishte kërkuar dhe një shumë të madhe parash për hapjen e shout të saj personal televiziv, “Mariah’s World”.

“Gjithçka ka përfunduar,” konfirmoi një mik i familjen publikisht këtë javë.

“Dëshira e Mariah-s për t’ja ekspozuar botës jetën luksoze nuk i pëlqente shumë James. Ishte e papërballueshme me kërkesa”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here