Këngëtarja Mariah Carey ka hyrë për herë të parë në studio që prej lindjes së binjakëve Moroccan Scott Cannon, dhe Monroe Cannon.

Ajo aktualisht është duke punuar në albumin e ri që duhet të jetë në shitje më vonë gjatë këtij viti, dhe për këtë po e ndihmon producenti i saj, Jermaine Dupri.

Tani që burri i saj, Nick Cannon, është shëruar nga operacioni në veshka dhe mori përkujdesjen për fëmijët, Mariah Carey ka vendosur të ndjekë karrierën e saj.

Këngëtarja ka regjistruar në studio deri në orët e vona dhe gjykuar nga fotot e saj, të cilat bashkëpunëtori i saj për një kohë të gjatë, Jermaine Dupri, i ka postuar në Twitter, Mariah duket më mirë se kurrë.

“I thashë se askush nuk pret nga ajo që të jetë gati për foto, ndërsa ajo u përgjigj – oh po, presin”, shkroi Dupri në profilin tij dhe lavdëroi pamjen e yllit.

Adhuruesit e Mariah Carey me padurim po e presin albumin e saj të ri dhe shpresojnë që bashkëpunimi me producentin e famshëm do të rezultojë me një tjetër hit të madh, sikur që ishte kënga ” We belong together”, të cilën e regjistroi në vitin 2005.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here