Mariah Carey në spital!Edhe pse është cilësuar si “profesioniste e vërtete” gjatë promovimit në Soho, të librit të saj me tregime Krishtlindjesh, Mariah Varey ka bërë të ditur se nuk ndihej mire dhe është çuar me urgjence në spital.

Ajo ka mbërritur ne tërësisht e dehidratuar ne pavijon për shkak të një gripit.

Megjithatë zëdhënësi i saj ka qetësuar fansat duke thënë “Mariah nuk ishte në formë për shkak se ishte me grip ditët e fundit, megjithatë bëri të pamundurën për ta fshehur këtë gjë. Tani ajo është goxha më mirë dhe do nuk do i anulojë takimet në datat e caktuara javës që vjen”, shkruan në njoftimin e zëdhënësit e këngëtares.

Ajo ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen dhe ka premtuar edhe publikimin e projekteve të reja. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here