Mariah Carey në filmin “Precious”Këngëtarja Mariah Carey  ja ka rrembyer rolin aktores Helen Mirren në filmin “Precious”, i cili si fillim ju ishte ofruar aktores.

Mariah Carey befasoi kritikët me paraqitjen e saj si punëtore sociale e veshur pa shije në tregimin që ka të bëjë me abuzimin e një vajze tinejxhere. Ajo ka thënë se fakti që roli i ishte ofruar Mirren, e kishte nxitur atë të mundohet ta bëjë sa më të mirë paraqitjen e saj.

Mariah Carey eshte shprehur : Dikush më ka thënë roli i është ofruar Helen Mirren, por ajo është dashur të heqë dorë. Andaj duhej të mbathja këpucët e një aktoreje të shkëlqyeshme fituese të çmimit Oskar.

Vendosa ta pranoj dhe të shoh se çfarë mund t’i jap rolit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here