Mariah CareyMariah Carey ua ka nxjerrë ‘gishtin’ organizatorëve të Gammyt duke mos pranuar të jetë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Krijuesja e hitit “Touch My Body”, e cila ka fituar pesë Grammy nga 21 nominimet që nga viti 1991, e ka përjashtuar veten nga nominimet. Carey do të nxjerrë albumin e saj të ri “Memoirs of an Imperfect Angel” më 29 shtator, duke shmangur përfshirjen në Grammy për një ditë.

“Mariah ka thëna disa herë më herët se Grammy është një ‘puthma prapanicën’. Ajo nuk ka nevojë për çmime, pasi karriera e saj tashmë është e suksesshme”, ka thënë burimi për New York Daily News. Edicioni i 52-të i Grammy Awards është paraparë të organizohet më 31 janar të vitit 2010, në Staples Center të Los Angelesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here