Mariah Carey këtë javë do t’i kthehet skenës për të performuar për herë të parë që prej se u bë nënë.

Të enjten superylli i muzikës pop do të kryesojë një koncert në Gotham Hall të New Yorkut.

Carey do të mbështetet nga Sean ‘Diddy’ Combs në Big Apple, ndërkohë që “Maroon 5” do të mbajnë koncert të njëkohshëm në Chicago, derisa Gavin DeGraw do të performojë në New Orleans.

Po ashtu, në të njëjtën kohë do të mbahet një koncert edhe në Los Angeles, mirëpo nuk dihet se kush do të performojë atje.

Paraqitja e fundit live e Mariah Careyt ishte në fund të vitit 2010. Në prill të vitit 2011, ajo solli në jetë binjakët Moroccan dhe Monroe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here