Maria Sharapova relaksohet në plazhPak ditë pasi pranoi se ka dalë pozitive pas një kontrolli antidoping në “Australia Open”, tenistja ruse Maria Sharapova, aktualisht numri 7 në botë, ka thyer heshtjen dhe ka folur për fansat e saj, duke deklaruar se ka dëshirë të rikthehet të luajë.

Ajo e quan veten të pafajshme, pasi ka vite që përdor për arsye shëndetësore një substancë që quhet “meldonium” dhe që prej 1 janarit ka hyrë në listën e substancave dopuese.

Ndërsa, sot bukuroshja ruse ka qenë sot në plazh, duke u stërvitur me stafin e saj, ndërkohë që është fotografuar duke djersitur.

Sot pritet të nisë pezullimi i tenistes ruse për përdorim dopingu, ndërkohë nuk dihet nëse ajo do të pezullohet nga WADA dhe nëse “po” për sa kohë.

Maria Sharapova relaksohet në plazh

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here