Maria Sharapova do të martohet gjatë këtij viti me basketbollistin Sasha Vujaçiq. Martesa e tyre do të organizohet në Stamboll, ku Vujaçiq aktualisht është duke luajtur për ekipin e këtij qyteti, Efes Pilsen.

Përgatitjet janë në proces, dhe sipas mediave ndërkombëtare, në Stamboll kishin ardhur tashmë 10 përfaqësues lidhor të Marias dhe një i basketbollistit për të rënë dakord në lidhje me një marrëveshje paramartesore.

Sharapova është sportistja më e pasur në botë, kështu që një veprim i tillë, sjellja e avokatëve nuk është e habitshme. Çifti u takuan dy vjet më parë në një ndejë të të miqve të tyre dhe ishin dashuruar në shikim të parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here