Margot Robbie nis xhirimin e skenave të "Suicide Squad"Aktorja australiane interpreton në këtë film personazhin e keq Harley Quinn, nga novelat grafike të ‘DC Comics’.

Me bishtaleca, njërën ngjyrë rozë dhe tjetrën bojëqiell, me një bluzë të grisur dhe pantallona shumë të shkurtra, 25-vjeçarja xhiroi disa skena, ku shihej me një shkop bejsbolli në dorë dhe një pistoletë poshtë sqetullës.

Në këtë film do të interpretojnë gjithashtu Will Smith, reperi Common, Margot Robbie, Jared Leto, modelja Cara Delevingne, Joel Kinnaman, Jai Courtney, Viola Davis, Jay Hernandez, Karen Fukuhara dhe Scott Eastwood.

‘Suicide Squad’, me regji të David Ayer, do të shfaqet për herë të parë më 5 gusht 2016.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here