Manu Chao ka ndezur skenën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë ku ka bërë një performancë të shkëlqyeshme për publikun kosovar.

Siç edhe ishte paralajmëruar, këngëtari francezo-spanjoll vizitoi kryeqytetin kosovar, për të kënduar në një koncert si pjesë e turneut të tij ballkanik “La Ventura”.

Në sallën ku mbahej koncerti kishte mbi një mijë fansa të këngëtarit, përfshirë edhe një më të veçantë, ambasadorin amerikan në Kosovë, Christofer Dell. Manu Chao këndoi disa prej hiteve të tij më të dëgjuara si “Me gustas tu”, “Klandestino”, “Mi Vida”, “Libertad”, “Panik Panik”.

Dhe nuk ishin vetëm ritmet e muzikës së tij të veçantë që ndezën publikun, por më shumë ishte edhe performanca e tij energjike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here