Olesia, vajza qe sapo ka ardhur ne jete e ka shkeputur Manjola Hasanin pjeserisht nga puna e saj si balerine dhe koreografe ne Top Channel.

Vogelushja eshte fryt i dashurise mes saj dhe Ezdalinit, dhe ky nje balerin i njohur i skenes.

Jane njohur bashke qe ne moshen 10 vjecare, baleti i bashkoi ne nje klase dhe keshtu bashke me kercimin ata investuan per diten ku do t’i shpreheshin njeri-tjetrit se “do te lidheshin perjete”.

Nje vajze e rezervuar ne dashuri, por elegante dhe me shpirt ne skene. Ne televizion ajo u shfaq si “veline” ne edicionin e dyte te emisionit “Fiks Fare” per t`u bere me pas “balerine e pare”, njekohesisht edhe koreografe e mjaft spektakleve qe ka prodhuar Top Channel, se fundmi “Portokalli” dhe “E Diell”. Autorja e show-t te se dieles Alesia Vesichio na tregon pershtypjen e pare qe pati nga njohja me Olen.

“E kam njohur sapo arrita ketu, nje vit e gjysme me pare. Nuk me krijohet ndonje ide nga impakti i pare pasi personat i njoh dalengadale duke i pare ne sy. Ne momentin e pare me eshte dukur nje femer e veshtire dhe e ashper. Ky ka qene impakti i pare. Por Ola eshte nje grua shume me e embel ka nje shpirt te madh, perndryshe nuk do te kercente ashtu sic kercen”, thote Alesia.

E sigurt ne skene per ate qe ben dhe jep, perkrah Ezdalinit, ajo impulsive, ndersa ai me i permbajtur, ata e njohin shume mire njeri-tjetrin ne jeten e perditshme dhe ne balet. Pas nje pune intensive sezon pas sezoni, Ola prej bashkepunetoreve te saj rremben kete vleresim profesional.

“Ajo eshte nje profesioniste, eshte shume e pergatitur teknikisht, edhe te tjeret jane te mire, por ajo eshte profesioniste”, shprehet Alesia.

E kenaqur per ate qe ka arritur dhe kerkuese per te ardhmen, njerezit qe e rrethojne ne pune flasin per perplasjet dhe ate cfare ndodh kur kerkohet progresi.

“Me kujtohen Krishtlindjet e vitit te kaluar, pas shume muajsh te veshtire, edhe me perplasje, sepse te dyja jemi njesoj, kokeforte, u takuam si dy gra, u perqafuam me emocionin qe kishim punuar bashke”, tregon Alesia.

E dhene pas familjes dhe baletit, me kujdesin e madh per te mos shteruar kurre, Manjola Hasani mund te konsiderohet “nje pike referimi ne skene dhe jeten e perditshme”./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here