Këngëtarja e madhe Manjola Nallbani na rrëfen se prej vitesh tashmë natën e ndërrimit të viteve nuk e feston në shtëpinë e saj për shkak të angazhimeve. Prandaj edhe kësaj here ajo do ta presë Vitin e Ri jashtë shtëpisë, më saktë në qytetin e Shkodrës.

Manjolën nuk e mërzit kjo pjesë sepse familja e shoqëron dhe gjithsesi ata festojnë të gjithë bashkë.

Kur e pyesim Manjolën a e merr malli që të mblidhen në tavolinën e shtëpisë, ajo na thotë që edhe kjo pjesë nuk i mungon sepse ata mblidhen të gjithë në datën tre janar që përkon edhe me ditëlindjen e vajzës.

Sigurisht Manjola gatuan edhe kur vjen pas ditësh të tëra koncerte, dhe na tregon se në tavolinën e tre janarit nuk mungon kurrë gjeli i detit dhe pjata të tjera tradicionale shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here