Manjola Nallbani tregon një sekret për të bijënManjola Nallbani shpesh shihet me vajzën e vogël, që pas largimit të së madhes për studime jashtë Shqipërisë, është shoqja e ngushtë e këngëtares.

Sot, ajo ka vendosur të tregojë një të fshehtë shumë të bukur për Sindin, e cila, kur ishte vetëm 10 vjeç ka shkruar një libër. Libri, dy vjet më vonë është në duart e saj dhe Manjola sigurisht që është e lumtur për fantazinë e së bijës, të cilën ajo e ka mbështetur duke mundësuar botimin e librit.

“Lundrimi përmes detit te kaltër”. Ky do te jete libri më i çmuar ne jetën time, sepse eshte

shkruar nga vajza ime e vogel❤Sindi Tona, para 2 vjetesh (10 vjec).

Ne momentin qe mora ne dore, kete krijim te mendjes dhe fantazise se Sindit, u ndjeva e lumtur dhe krenare pa fund prandaj dhe po e ndaj me ju kete emocion, shkruan këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here