Mania për të qenë e bukurMania per te qene e bukur ne cdo moment te dites mund te coje edhe ne zbehjen e pamjes vizuale. Marinela Sullaj eshte nje nga shume te rejat qe i drejtohet ketij kokteji kimikatesh sa here ia kerkon situata.

“E kam pak me merak make up-in, por ne raste festash e perdor.Te tregon me mire dhe ndihesh me komode me veshjen dhe veten”, shprehet Marinela.

Ne te vertete makeup eshte parashikuar per te permiresuar look-un por vajzat qe perdorin keto produkte harrojne te mendojne se po lejojne qe ne lekuren e fytyres se tyre te hyjne cdo dite e me teper kimikate.

Besimi dhe siguria te keto kimikate edhe kur ato jane te firmave me te njohura mund te demtoje ne menyre te pariparueshme fytyrat me probleme.

Madje per dermatologen ne kliniken “Dermo-Life” Lida Hoxha, sasia e tepert e make up ne fytyrat e fresketa mund te sjelle plakje te parakoshme. “Pasi kalon 25 vitet, nje adoleshente qe e ka perdorur rregullisht dhe vazhdon ta perdore, fillon te shikoje se lekura varet dhe tregon deri ne 7 vjet moshe me te madhe”, thekson dermatologja.

Studimet tregojne se grate perdorin te pakten 20 produkte te ndryshme kozmetike, vecanerisht make up, ku pjesa me e madhe perdoret jo sipas rekomandimit te mjekut.Si estetistet dhe dermatologet, te bindur se nuk egziston make up qe nuk e demton fytyren, thone se aplikimi eshte i keshillueshem ne moshe dhe lekure te caktuar.

Por edhe tekniket si grimieret jane te vetedijshem per pasojat. Daniela Kapo perpiqet qe klientet e saj te duken sa me origjinale dhe mbi te gjitha te minimizoje pasojat e make up ne lekure.

“Hapi i pare per nje make up me te gjate dhe sa me perfekt eshte hidratim dhe tonifikim i lekures”, pohon Kapo. Por, ne fund te fundit, te gjithe njerezit qe e njohin kete zanat jane te nje mendjeje per dicka; makiazhi me i mire eshte nje fytyre e shendetshme natyrale. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here