Mania Ingrit GjoniPavarësisht se janë meshkujt ata që duken sikur janë më të prirur drejt shpikjeve të reja teknologjike, Ingridi rrëfen se është e thekur pas tyre, veçanërisht pas telefonave celularë.

Ingriti shprehet se eshte  fiksuar telefonave celularë dhe nuk e lëshoj asnjëherë nga dora, por pavarësisht kësaj, kurrë nuk arrij të hyj në intimitet me telefonin tim, pasi sapo del një i ri, me opsione të reja dhe lehtësuese në komunikim, unë nxitoj për ta bërë timin.

Më duhet kaq shumë kohë për ta mësuar në përdorim, sa pikërisht në momentin që jam mësuar me të, del një tjetër model më i ri që sigurisht unë nuk mund ta lë pa e bërë timin. Shyqyr Zotit që nuk jam e tillë për makinat.

Unë kaloj një pjesë të mirë të kohës sime në makinë, por për fatin e mirë nuk ma tërheq vëmendjen ndonjë model i ri i një tipi tjetër makine, jo i kësaj që kam, se përndryshe, do t’i kisha ndërruar njëlloj siç njerëzit bëjnë me garsioneret me qira, kur nuk iu pëlqejnë, se që ta dini ju, ashtu e kam makinën si gjysmë shtëpi.

Duke qenë se udhëtoj shumë e siç ju thashë, kaloj një pjesë të mirë të kohës së lirë aty, nuk mungojnë shumë sende personale”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here