Familja Bekam gjithmonë është në qendër të vëmendjes së publikut dhe shtypit rozë, e këtë radhë, ajo është spostuar tek djali i madh i familjes, Bruklin, i cili po përjeton një dashuri të zjarrtë me modelen Hana Kros, që ndër të tjera ka marrë pjesë, si e ftuara e veçantë e familjes gjatë dy sfilatave të mami Viktorias.

Hana ka goditur taman në shenjë, jo vetëm në zemrën e Bruklinit, por edhe të Viktorias, e cila thuhet që është përgjithësisht shumë kërkuese ndaj familjarëve të saj.

Megjithatë e vështirë të thuhet tani për tani, që kjo është dashuria e jetës së Bruklinin, pasi dihet që bukuroshi ka qenë i lidhur me aktoren Kloe Grejs Moretz, lidhje shumë e zjarrtë me shumë ulje dhe ngritje, me ndarje dhe bashkime.

Gjithashtu në shtyp qarkulloi lajmi dhe për një flirt të mundshëm të Bruklinit me këngëtaren Rita Ora, lidhje kjo që e paska tërbuar çiftin Bekam për shkak të diferencës së moshës. Por, një gjë është e sigurtë, Hana ka një avantazh të madh në favor të saj dhe ky është aprovimi i Viktorias.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here