Bashkëshorti i Amarda Toskës, humoristi dhe këngëtari Ermal Mamaqi, ka konfirmuar për miqtë e tij në rrjetin social Facebook se lajmi për ndërprerjen e shtatzanisë së Amit është i vërtetë.

“Dua t’ju bëj me dije që çdo gjë që shkruhet nëpër gazeta në lidhje me ndërprerjen e shtatzanisë së Amit këtë rradhë janë të vërteta. Edhe ne vetë na erdhi i papritur ky lajm por besojmë se është në dorën e Zotit kjo punë. Nuk është as hera e parë as e fundit që ndodh diçka e tille.

Unë dhe Ami gjithsesi jemi në pritje të një periudhe sa më të shpejtë për t’u bërë prindër dhe shpresojmë të shkojë mbarë gjithçka”, ka shënuar Mamaqi.

Amarda ishte në muajin e tretë të shtatzanisë dhe që në fillim ishte paralajmëruar një shtatzani e vështirë.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here