Malika Menard zgjedhet missFranca ka zgjedhur per te 63-tin vit rresht vajzen me te bukur. Behet fjale per 22 vjecaren Malika Menard, e gjate 1.76, studente ne jurisprudence.

Ajo perfaqesonte rajonin e Normandise dhe mundi ne finale Miss Rhone-Alpes, Miss Bretagne, Miss Provenze dhe Miss Quercy-Rouergue.

Edhe vitin e shkuar konkursi u fitua nga i njejti rajon. Bukuroshja Malika konkurroi perballe 37 vajzave nga e gjithe Franca.

Spektakli u zhvillua ne Nise dhe per here te pare kane qene telespektatoret qe ne bashkepunim me jurine, votuan me te bukuren e mbremjes. Malika Menard mori 34 % te votave te publikut. Ne juri bente pjese edhe nje nga stilistet me te njohur franceze, Jean-Paul Gaultier, ndersa i ftuar special ishte Robbie Williams.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here