Mali i ziKënga e cila përfaqëson Malin e Zi në edicionin e sivjetmë të Eurovizionit ka marrë kritika nga mediat angleze.

Festivali evropiane i muzikës njihet për këngë të lehta të stilit pop, për votimin e ndikuar politikisht dhe këngë të cilat përcjellin kulturën e vendit pjesëmarrës.

Por sipas The Sun, Mali i Zi nuk e ka marrë parasysh “manualin” e pjesëmarrjes në momentin që ka zgjedhur këngën e saj përfaqësuese për vitin 2013.

Kënga e tyre përfaqëson ritmet e kohës, ndërsa në video mund të shohësh pa fund femra seksi dhe përballje në ring mes tyre, të veshura me bikini. Kënga mban titullin, “Igranka”, që do të përkthej si Festë.

The Sun po ashtu kërkon të kuptojë se çfarë do të thoshte legjenda e muzikës botërore, Bonnie Tyler, e cila do të përfaqësojë Britaninë e Madhe këtë vit në “Eurosong”, pasi të shihte këtë video.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here