Malda Susuri është duke punuar ne realizimin e këngëve të reja. Kënga e radhës do të jetë një më shumë ritëm, ndërsa sa i përket tekstit, i cili do ta shoqërojë melodinë ritmike të Maldës, do të jete një temë e veçantë.

“Jam duke punuar në një këngë ritmike, por nuk ka diçka më konkrete. Thjesht, jam duke u angazhuar edhe rreth të rejave, por të cilat duhet të presim edhe për pak kohë për lansim”, ka thënë Malda për InfoPress, ndërsa sqaron pak detaje rreth këngës në fjalë.

“Muzikën për këngën tashmë e kam në demo, por ende nuk e kemi përfunduar edhe vijën melodike. Jemi duke punuar në këtë drejtim. Kësaj radhe do të vijë me shumë ritëm, me më shumë gjallëri, kështu që më mbetet të shpresoj se kënga do të dalë sa më mirë”, ka thënë këngëtarja, duke shtuar se kësaj radhe u ka ‘ikur’ teksteve të dashurisë, duke i dhënë ngjyrë një tematike tjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here