Stina e pranverës të frymëzon gjithnjë e më shumë për një ndryshim. Pas një kohe relativisht të freskët, të ftohtë dhe me pak diell, duket se edhe ne kemi nevojë për ndryshime.

Kjo duhet të nisë fillimisht me ndryshimin e look-ut. Por stilistët këshillojnë, që të niset me disa hapa të thjeshtë, fillimisht me trukun. Këtë vit theksi bie tek sytë, buzët natyrale dhe lëkura “tredimensionale” falë lojës me dritë-hijet.

Evidentoni sytë me një laps të zi (në brendësi të syve, sipër dhe poshtë). Aplikoni një ton sysh me efekt “smokey”, rreth syve (sipër dhe poshtë).

Ktheni qerpikët me kthyesën përkatëse dhe aplikoni rimelin në të gjithë gjatësinë e qerpikëve. Vizatoni vetullat në mënyrë natyrale dhe mos i bëni shumë të errëta, gjithashtu krihini ato me kujdes.

Për faqet mos përdorni fard, por dy produkte, medium deep bronzer (një produkt kompakt dhe kremoz) dhe mineral natural polder (një pudër minerale me ngjyrë më të hapur) për të krijuar dritë dhe hije. Zgjidhni një buzëkuq paksa të hapur në tonalitet e kafes apo portokallisë. Aplikoni një manikyr ngjyrë të ndezur në thonjtë e këmbëve dhe të duarve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here