Majlinda Zeka thumbon Majkun me këngën “Martesa pa Dashni”?Modelja Majlinda Zeka sërish ka thumbuar ish të dashurin e saj, Majk.

Majlinda, e cila u spekulua se ka qenë në lidhje me Majk e madje edhe shtatzënë, duket se nuk po mund të pajtohet lehtë me atë që i ka ndodhur.

Ajo në një postim në Snapchat shihet duke drejtuar një veturë nën ritmet e këngës “Martesa pa Dashni” lansuar sot nga Buraku dhe Grupi Fama.

Kjo këngë e cila është një baladë që flet për një histori të dështuar të dashurisë është tjetër thumb që Majlindës i ka shërbyer t’ia drejtojë Majkut, shkruan Telegrafi.

majlinda

Ndryshe, Majk ditë më parë konfirmoi se ishte në lidhje pesë muaj me bukuroshen nga Prishtina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here