Një zonjë e çiltër, plot humor, e karakterizuar nga bukuria tipike mesdhetare dhe nga dashamirësia e sinqertë shqiptare…

E tillë është mamaja e një prej personazheve më të përfolura në botën e shoubiznesit shqiptar, Çiljeta Xhilagës.

Pas takimit me të, e gjeta përgjigjen e pyetjes që i bëja vetes sa herë komunikoja me Çilin…

Çiljeta është e tillë sepse ajo rrjedh nga dy prindër tejet gazmorë, të çiltër e miqësorë.

E veshur fare thjeshtë, me një palë tuta ngjyrë gurkali dhe një kanatjere ngjyrë rozë, me flokët e kapur në mënyrë të çrregullt lart, nën tymin e një cigareje, Majlinda nis të më kthejë plot kënaqësi përgjigjet e para. “Më pëlqen të vishem ‘trendy, më thotë Majlinda.

Ajo, sikundër dhe Çiljeta, në rininë e saj ka pasur dëshirë që të këndonte, ka dashur që të bëhej artiste, por për shkak të rrethanave të atëhershme (duke qenë se Majlinda rridhte nga një familje e persekutuar), realizimi i kësaj ëndrre iu bë i pamundur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here