Spektakli “Shpija e Kosovës” realizoi dëshirën e shumë të rinjëve për t’u bërë të njohur. Njëra ndër ta është edhe prishtinasja Majlinda Krasniqi.

Ajo jeton në Prishtinë dhe është 20 vjeçare. Është shumë komunikuese, në tetor pritet të fillojë studimet, ndërsa ëndër e saj është aktrimi. Në një intervistë për Yllpress, rrëfehet banorja e “Shpija e Kosovës”, Majlinda Krasniqi…

Më thuaj gjithçka për veten tënde?

Jam Majlinda Krasniqi, 22 vjeçare, jetoj në Prishtinë, kam mbaruar shkollën e mesme në drejtimin – PTK, që dmth POST TELEKOMI I KOSOVËS, në tetor pres të filloj studimet…

Pse vendoset të merni pjesë në Shpija e Kosovës?

Duke qenë e pasionuar pasi që shijoja shumë reality show të tillë, vendosa të mar pjesë në të dhe ta provoj veten time në një ambient të mbullur 24 orë, vetë fakti që dola shpejt tregoi se sa mundem të përballoj një ambient të mbyllur larg njerëzve të mi.

Cfarë do të mbani mend dhe cfarë përfituat nga ky reality show?

Do të mbaj mend shumë gjatë me shumë dashuri..Eksperiencën më të veçantë të jetës sime dhe normalisht që fitova famë, dhe shumë njerëz që më dhurojnë dashuri.

Si është raporti i juaj me ish konkurentët te Shpija e Kosovës?

Raporti një “Tung” është me të gjithë…ndërsa personat më të dashur dhe që i mbaj për zemër janë: Sasa, Beni, Armendi, Ziko dhe Ganja.

Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?

Por vetëm për gjëra të mira

A jeni e dashuruar dhe cfarë është dashuria për ju?

PO…dhe ajo për mua është frymëzimi për jetë.

Si duhet të duket ” Prinici I Kaltër” për ju?

I sinqertë, i mençur, dhe i respektueshëm.

Cila është ëndra juaj në jetë?

Të bëhem aktore.

Cili është hobi juaj dhe me cfarë mereni në kohën e lirë?

Hobi im aktrimi…merem dhe me palestër.

Na e përshkruaj një dite te zakonshme të Majllindes në Prishtinë?

Zgjohem në orën 12-13, bëj punë shtepiake, dal për kafe, në palestër dhe lexoj.

A mund ta konsiderosh veten seksi? Ose..?

POOO

Cila është veshja juaj e preferuar për një mbrëmje?

Varësisht vendit ku shkoj, por në përgjithësi e dua thjeshtësinë.

Mesazhi i juaj për lexuesit e Yll Press-it!

Ju falemnderit juve…dhe përshëndetje për të gjithë lexuesit..mesazhi im është dashuri sa më shumë në jetë..tradhëti sa më pak, pasi kjo është bërë përditshmëri tek ne, (qesh).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here