Majlinda Hoxha doli fituese në garën vjetore për artistë të rinjë “Artistët e së nesërmes’’, që u hap sot në Galerinë të Arteve e Kosovës (GAK) .

Punimet e Hoxhës, që garonin me artistët finalist Brilant Pireva, Yll Xhaferi dhe Luan Bajraktari, u vlerësuan si më të mirat nga juria e edicionit të dhjetë të kësaj ekspozite.

Juria e cila vendosi për shpërblimin përbëhej nga: Janka Vukmir, kuratore dhe drejtoreshë e Qendrës së artit bashkëkohor në Zagreb, Aaron Moulton, kurator në Muzeun bashkëkohor në Utah të SHBA-ve dhe artisti kosovar Alban Muja.

Majlinda u diplomua në Artet e Bukura në degën e fotografisë në Kolegjin e arteve dhe dizajnit “Whitecliffe” dhe në vitin 2008 e kreu masterin në Shkollën Elam të arteve të bukura në Universitetin e Auckland.
Puna e saj është ekspozuar vazhdimisht në Zelandën e Re dhe aktualisht një nga veprat e saj është duke u ekspozuar në Te Papa në Muzeun e Zelandës së Re.
Së fundmi puna e saj u ekspozua në ekspozitën ndërkombëtare “Muslim Mulliqi” në Prishtinë.
Majlinda është redaktore e fotografive në revistën Kosovo 2.0, ku puna e saj publikohet vazhdimisht.

Ekspozita “Artistët e së nesërmes” do të qëndrojë e hapur deri më 16 nëntor. /indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here