Michael JacksonYlli i muzikës pop Michael Jackson do të varroset sot në Los Anxhelos në një varrezë që njihet si vendi ku prehen shumë personalitete.

Arkivoli i florinjtë i Xheksonit do të vendoset në varrezën Forest Lawn gjatë një ceremonie private para perëndimit të diellit.

Një gjykatës miratoi sot kërkesën e nënës së Xheksonit, Katerine që kostoja e funeralit të mbulohet nga pasuria e tij e patundshme.

Një avokat për këtë pasuri i cilësoi shpenzimet si të jashtëzakonshme por shtoi se Xheksoni nuk ishte një njeri i zakonshëm.

Idhulli i muzikës pop vdiq më 25 qershor në Los Angeles në moshën 50 vjeçare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here