Majkëll Bolton: Nga melankolia në optimizëmKëngëtari që ka thyer miliona zemra me zërin dhe pamjen e tij vazhdon të jetë po aq joshës sa në të gjitha shfaqjet e tij në publik. Tashmë ka vite që nuk e ka më bishtalecin e famshëm që e identifi konte mes këngëtarëve të tjerë.

Vendimin për të prerë fl okët shkurt e për t‘i dhënë pamjes së tij një tjetër formë e mori pas shumë vitesh karrierë në fund të viteve ‘90 kur vendosi që të ribënte imazhin e tij nga e para dhe të ndryshonte madje edhe mënyrën e të kënduarit e deri diku edhe ritmin e tij deri atëherë shumë klasik.

Megjithatë, flokët janë shumë të rëndë-sishëm për Majkëll Bolton, dhe jo sepse ai kujdeset në mënyrë të veçantë për to, por sepse me kalimin e viteve fl okët u shndërruan në një pjesë të pandashme jo vetëm të pamjes së tij, por edhe të baladave që krijonte dhe këndonte.

Dhe çuditërisht, media gjithmonë ia ka përmendur flokët, madje flokët kanë qenë shpesh një mënyrë sulmi kundër tij, sigurisht në raste të veçanta. Kjo sepse shpesh e kanë kritikuar për pamje të rrëmujshme vetëm për hir të fl okëve. E kjo pavarësisht se ai është një këngëtar që ka bërë duete me Pavarotin, që ka shkruar këngë për Barbara Strejsand. Për shumë gazetarë, ai është thjesht një djalë me fl okë rebelë.

Majkëll dihet botërisht se është shumë i famshëm dhe i suk-sesshëm, por ndoshta jo të gjithë e dinë se ai përbën një rekord të vërtetë për sa u përket numrit të shitjeve të albumeve të tij. Kështu, sipas përllogaritjeve të fundit, ai ka shitur 60 milionë kopje, ka fi tuar shumë çmime “Grammy”. Tashmë, në moshën 56-vjeçare ai merr pjesë në koncerte dhe veprimtari të ndryshme. Çdo vit të tilla raste mund të numërohen mbi 100.

Stacioni i ardhshëm i tij është Londra dhe një koncert që do ta japë në të famshmin “Royal Albert Hall”. Këngët e tij janë të famshme. E kush nuk i ka mbyllur sytë dhe nuk është mallëngjyer kur ka dëgjuar të famshmen “How Am I supposed to live without you”, apo “How can we be lovers if we can‘t be friends?”. E kush nuk ka derdhur lot kur ka dëgjuar “Just one love?”

Bolton ka shkruar pjesën më të madhe të albumit në Iphonin e tij, gjatë udhëtimeve të shumta nga vend-banimi i tij në Connecticut në hotelet e ndryshme ku qëndron gjatë turneve dhe koncerteve. Pjesa më e madhe e producentëve që kanë punuar në këtë album janë 20-vjeçarë.

Këta janë zgjed-hur qëllimisht nga Bolton, sepse sipas tij, kjo moshë ka shumë energji dhe ide të reja dhe kjo do t‘u bënte mirë si pjesëve të tij të reja, ashtu edhe risjelljeve të pjesëve më të vjetra. Çka është më e rëndësishme, sipas tij, është përcjellja e një optimizmi në notat muzikore. Madje, e veçanta e Bolton është se edhe disa këngë që dikur kanë pasur natyrë dhe nota pesimiste janë risjellë në një tjetër frymë dhe në një tjetër linjë melodike.

“Në botë ka shumë negativitet. Ekono-mia është vetëm njëri nga problemet me të cilin përballen njerëzit në jetën e tyre të përditshme, por streset janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Shumë ëndrra për të cilat ata punuan dhe ëndërruan u zhbënë dhe një sistem i tërë vlerash dhe besimi u rrënua.

Muzika duhet ta ndryshojë këtë situatë dhe të bëjë që njerëzit të ndihen mirë dhe jo të përkeqësohen shpirtërisht. Muzika duhet t‘i nxjerrë nga gjendja depresive. Kjo është arsyeja që në albumin tim të ri nuk ka këngë që fl asin për “thyerje zemre” , por për njerëz që gëzojnë dhe janë optimistë edhe në kohë të vështira”.

Sigurisht që baladat e “zemërthyerve” kanë qenë tipike të Boltonit, të një epoke të caktuar të veprimtarisë së tij. Me to ai ka prekur një brez të tërë zemrash, që kanë qarë dhe ngazëllyer njëherazi me tingujt e Boltonit, por në këtë album nuk i gjejmë më.

Dhe kjo është e çuditshme, sepse periudha më intensive e punës së Bolton me albumin e tij ka përkuar edhe me një dramë shpirtërore të këngëtarit, pra me ndarjen nga e fejuara prej një kohe të gjatë, aktorja Nikolet Sheridan. Megjithatë, kjo ndarje nuk duket gjëkundi në këtë album. Nëse dikush do të merrej me psikanalizën e këtij albumi, atëherë do të habitej se përse ky album është i mbushur me këngë për gëzimin që të sjell rënia në dashuri, ndërkohë që këngëtari ka përjetuar në periudhën e krijimtarisë së tyre ndarjen më të rëndë të jetës.

Vetë Bolton e ka gati përgjigjen për një hamendje të tillë: “Unë kurrë nuk e kam lënë jetën personale që të ndërhyjë në krijimtarinë time, apo të diktojë tekstet e këngëve të mia. Shumë shpesh ajo që unë shpreh përmes muzikës nuk ka të bëjë me atë që përjetoja po ndiej në një moment të caktuar”. Kjo mund të jetë e vërtetë për këngët, por për sa i përket paraqitjes së jashtme të tij ka një ndryshim. I sapondarë nga Sheridan, Bolton ka ndryshuar pamje, pasi ka fi lluar të merret me veten dhe t‘i kush-tohet një regjimi shumë të rreptë e një diete të varfër me kalori.

Fizikisht, ai ka ndryshuar, ka rënë shumë kile, fl okët i pret më shkurt dhe ka marrë pamje më djaloshare, edhe pse Bolton, pavarësisht moshës, është dukur gjithmonë shumë rinor. “Kam fi lluar të vij në formë. Kam humbur 10 kile gjatë 10 muajve të fundit të trajnimit gjatë të cilëve kam vrapuar shumë, kam ngritur pesha dhe kam bërë joga.

Kjo më ka bërë të ndihem vital dhe plot jetë, pasi edhe qarkullimi i gjakut me këtë regjim më është shtuar dhe ma ka ndryshuar cilësinë e jetës”. Por le t‘i rikthehemi albumit. Ai ende pa dalë mirë ka ngjallur shumë kuriozitet në botën e muzikës dhe sigurisht në atë të artdashësve dhe fansave të Boltonit.

Por pjesë në këtë sukses kanë edhe duetet e tij dhe sidomos ai me Lay Gaga. Gruaja e popit të momentit është takuar dhe ka kënduar me Bolton një vit më parë, kur ishte ende jo shumë e njohur, por fati e deshi që letrat t‘i ndryshonin dhe të bëhej e famshme e në këtë rast të ndihmojë edhe vetë Bolton në shitjet e albumit të tij me prezencën e saj. Kënga që ata këndojnë të dy bashkë është: “Vrite zemrën time”, “Kam dëgjuar disa nga këngët e Lady Gaga një vit më parë dhe më pëlqeu zëri i saj.

Këngët m‘u dukën shumë të bukura, shumë novatore çka më bëri që ta mendoja si një nga per-sonat e mundshëm për të bërë së bashku duete. Më ka bërë përshtypje gjithmonë pamja e saj e jashtme, veshja provoka-tive, tualeti i rënduar sikur është gati të dalë në skenë dhe syzet e stërmëdha që në fakt i mbulojnë të gjithë fytyrën. Sapo u takuam, unë i pata idetë e qarta dhe e shkrova këngën brenda nate. Një nga gjërat e para që thashë kur u takuam ishte se po të shkruanim dhe të kën-donim një këngë të dy së bashku, njerëzit do të “vdisnin” nga mrekullimi dhe ajo menjëherë m‘u përgjigj që dëshironte që kënga të quhej: “Murder My Heart” (vrit zemrën time).

Lajmi i bashkëpunimit të Bolton me Lady GaGa është pritur me reagime të ndryshme nga bota e muzikës. Shumëkush e vuri në dyshim faktin e një kombinimi të suksesshëm të zërave e pamjeve tona, të tjerë u shpre-hën kuriozë, po kishte edhe nga ata që na përgëzuan dhe shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të shënonte një sukses”. Bolton shpreson që me këtë këngë të bëjë për vete edhe botën e adoleshentëve dhe nuk i bën përshtypje për paragjykimet shpesh keqdashëse me të cilat është mësuar.

Ai është zbavitur, ka krijuar dhe me siguri që do të fi tojë edhe shumë para nga albumi. Bolton është rritur në Connecticut dhe nisi mar-rëdhënien me muzikën qëkur prindërit i blenë për herë të parë një kitarë dhe ai ishte vetëm 12 vjeç. Ai edhe sot e kësaj dite është i “pashkolluar” në lëmin muzikor dhe nuk di të lexojë muzikën, edhe pse është autor i shumë melodive dhe këngëve. Për disa kohë ai luajti në grupin e famshëm të Ozzy Osborne.

Bashkëpunimin e parë si artist solo me Columbia Records e pati në vitin 1980, kur pas një eksperience të dështuar me hard rock, nisi të shkruante këngë dhe balada dashurie me të cilat u bë edhe i famshëm. Në të 30-at, ai prodhoi njëri pas tjetrit disa albume solo shumë të pasuksesshëm dhe një ditë, presidenti i shtëpisë diskografi ke i kërkoi një takim ku i tha se bashkëpunimi i tyre nuk mund të vazhdonte më tutje me këngë të dorës së dytë, por se ai duhet t‘u kush-tohej vetëm këngëve të dashurisë.

Sipas presidentit, në suksesin e tij ndikonte edhe pamja e jashtme, pas së cilës shumë femra linin kokën. Duke ndjekur këtë këshill, Bolton shënoi një sukses një vit më pas me “Hunter”, që më pas u kritikua si plagjiaturë dhe i mërzitshëm në fund të viteve ‘80. Megjithatë, u bë një këngë pa të cilën nuk mund të kuptoheshin netët e zjarrta të dashurive dhe shumë fëmijë janë konceptuar pikërisht nën tingujt e Bolton. Pas këtij albumi, ai ka prodhuar vetëm pjesë të suksesshme.

Në të ardhmen parashikon që të bëjë edhe një album me këngë blues, por pavarësisht këtij devijimi rruga e tij është ajo e këngëve të dashurisë, tashmë këngëve optimiste e plot shpresë që të japin rëniet rishtazi në dashuri. “Kam punuar me Pavarotin dhe e kam të qartë se çfarë bënte ai për ta mbajtur në formë zërin e tij të çmuar ndaj e kuptoj se karriera e suksesshme ka edhe shumë sakrifi ca, do edhe shumë kujdes dhe duhet që ta mbështesësh dhe të kujdesesh shumë për zërin, këtë aset me të cilin arrin të përcjel-lësh emocione. Kështu, unë kam fi lluar që të bëj një jetë më të rregullt, të mos rri natën vonë, sidomos pas koncerteve dhe të mos pi shumë alkool”.

Bolton ka në të gjitha kuptimet pam-jen e një këngëtari të kënaqur me veten, me punën dhe me jetën e tij edhe pse dy lidhjet më të rëndësishme të jetës së tij ajo me të vetmen bashkëshorte me të cilën ka 3 vajza dhe me Sheridan nuk kanë funksionuar.

“Ajo për të cilën jam krenar me veten është se unë nuk ndiej keqardhje për të shkuarën dhe më në fund e kam kuptuar se zemra ime pavarësisht se ka dashuruar disa herë i përket tërësisht dhe pa kushte e përgjithmonë vetëm muzikës”./Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here