Majk paralajmëron këngën e rePas sukseseve të mëdha me hitet “S’jena mo” dhe “Dashni”, duket se ka ardhur koha për goditjen e radhës nga Majk.

Siç transmeton Prive, ai po punon intensivisht në studio në projektet e reja dhe duket se kësaj radhe nuk është përmbajtur duke ndarë pak sekonda nga një krijim i padëgjuar muzikor.

“S’munesh mem prek” me gjasë është titulli i këtij projekti që nuk dihet nëse do jetë i radhës nga Majki apo thjesht hyn në dhjetëra demo në të cilat ai ka shkrirë talentin e tij.

Por, një gjë duket se është e sigurt. Dy hitet paraprake po u lënë rrugë këngëve ritmike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here