majaKëngëtarja vlonjate, Maja Aliçkaj, ka bërë një rrëfim personal në ekran për  fejesën e saj prej një viti me arkitektin nga Vlora, Arben Shuaipi. Këngëtarja  ka vendosur ta bëjë publike këtë lidhje në emisionin “Takimi i Pasdites” të  Rudina Magjistarit në “TV Klan”, duke folur kështu hapur për gjithçka në  raportin e tyre gjatë një viti bashkëjetese në Tiranë, me djalin që ka jetuar 21  vite si emigrant në Itali. “Profesioni i arkitektit që i fejuari im ka është  art, vizatim, krijimtari dhe një plus për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin”, tha  ajo. Më tej, duke sqaruar se si po e përjetonte këtë ndryshim në jetë, pohoi: “Eshtë e rëndësishme që njeriu të ndihet mirë, qoftë i vetëm apo i shoqëruar.  Unë jam nga ata persona që jam ndier mirë edhe kur kam qenë vetëm, por natyrisht  që e mira nuk ka fund dhe kur gjen një partner që e ke në krah, ndihesh e  plotësuar, pra të bën të ndihesh më mirë”.

Më tej ka vazhduar rrëfimin  Arbeni, i cili ka zbuluar mënyrën se si dhe kur janë njohur. “Ne kemi 3 vite që  njihemi nga një grup shoqëror i përbashkët, kur udhëtoja nga Italia, vendi ku  jetoja prej vitit 1991, dhe ku kam mbaruar studimet”. Më tej, në intervistën e  alternuar, Maja ka deklaruar se ka qenë një afeksion që ka lindur pas një sherri  mes tyre, pasi “ndërsa dilnim dhe ndienim për njëri-tjetrin, unë merrja një  person të tretë me vete, dhe në një situatë të tillë në makinë Arbeni u acarua  nga ky fakt dhe më rrëmbeu puthjen e parë, duke më befasuar”. Maja vazhdoi: “Që  herën e parë ka qenë shumë interesante njohja me Arbenin, pasi në gjithë jetën  time ka qenë i vetmi njeri që më ka tërhequr vëmendjen, pra që e kam parë unë e  para dhe jam interesuar për të. M’u duk i huaj në fillim, por kur më thanë që  ishte nga Vlora u çudita dhe u intrigova dhe më shumë. Ajo tregoi se: “Jam  supersticioze dhe nga përvoja e jetës jam e bindur që ndodhitë në jetë e kanë  një fat të parashkruar që nuk e kthen dot mbrapsht, qoftë të mirat që vijnë në  jetë apo qoftë të këqijat. Kjo lidhje ishte për t’u bërë dhe ja u bë”, ka  theksuar ajo.
Duke renditur se çfarë i ka tërhequr në karakterin e  njëri-tjetrit, Maja ka veçuar tek Arbeni kokëfortësinë, sinqeritetin,  inteligjencën, ambicien dhe faktin që nuk është një djalë dorështrënguar, pasi e  mbështet jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht. Nga ana tjetër, Arbeni ka  pohuar se te Maja ai ka plotësuar gjysmën që i mungonte, dhe se i pëlqen fakti  që ajo në çdo moment të ditës është e kuruar dhe e bukur. Maja ka pohuar se  Arbeni e shoqëron gjithandej në koncertet e saj, përveç Amerikës, gjë që e kanë  zgjidhur me telefonatat e shpeshta, biseda që sipas Majës kushtojnë i milionë  lekë të vjetra.
Ajo foli për eksperiencën e bashkëjetesës, ku la të kuptohej  se ndihej shumë mirë me Arbenin, me të cilin mund të martohet dhe pse jo të kenë  një fëmijë. “E kam pasur fobi të jetoj me një mashkull në shtëpi, por prej 1  viti bashkëjetesë me Arbenin nuk kam ndier as më të voglën vështirësi. Gjithçka  vjen vetë në jetë”, ka theksuar Maja.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here