Të kënduarit playback, të sjell ndonjëherë edhe të papritura të pakëndshme. Kështu, në vend që të vësh një këngë, të del një tjetër.

Kështu i ka ndodhur këngëtares së muzikës popullore, Maja, e cila ndërsa ishte e ftuar në një koncert, ka pësuar një incident.

E papërgatitur për këngën që nuk ka korresponduar me atë çka priste, Maja fillimisht është hutuar pak pastaj e ka kapur situatën dhe ka vazhduar të hapë gojën sipas fjalëve që kishte kënga në sfond. Por nervi prej labeje, nuk e ka lënë të qetë dhe pa zbritur nga skena, ka reaguar ashpër ndaj një prej djemve që ishte i vendosur tek fonia. /MAPO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here