Sot, ajo ka miliona ndjekës, fotografitë e saj kanë mijëra pëlqime dhe markat më të famshme konkurrojnë për ta bërë atë që të marrë pjesë në fushatat e tyre të reklamave.

Por kjo nuk ka qenë gjithmonë kaq e lehtë për të.

Duke u nisur nga tiparet e saj perfekte, mund të duket e vështirë për t’u besuar, por në të shkuarën ajo rrëfen të jetë përballur me tallje dhe ngacmime për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Që kur ishte adoleshente,  Duckie iu fut botës së modelimit, por u përball me shumë vështirësi të industrisë.

Thot shprehet se është kritikuar nga stilistët që nuk dinin të kujdeseshin për flokët e saj, sepse i konsideronin si të panatyrshme.

Por, në fund, ajo dhe të tjerët e kuptuan se bukuria e saj është e rrallë dhe për t’u admiruar.

Prandaj ajo ka zgjedhur që të tregojë historinë e saj për të shpjeguar që pas fotove dhe jetës, në dukje perfekte, në Instagram fshihen vështirësitë e jetës së përditshme. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here