Madonna ka thënë se nuk do të marrë parasysh asnjë kritikë lidhur me aftësitë e saj filmike, derisa ato nuk i drejtohen regjisë së filmit, por vetë asaj.

Pop këngëtarja u ka thënë gazetarëve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ku është duke promovuar filmin e saj “W.E.”se kritikat që po i bëhen ia kujtojnë fillet e karrierës.

Kam pasur të njëjtin presion kur kam filluar karrierën muzikore”, ka thënë Madonna. “Isha nervoz dhe nuk e dija çka të prisja dhe as njerëzit nuk e dinin se çka prisnin”, ka shtuar ajo.

Filmi i Madonnës, i cili u dha premierë në Festivalin e Filmit në Venecie, është përcjellë me një varg kritikash nga njohësit e filmit dhe është përfolur si performancë shumë e dobët. “Mund ta vërej kur njerëzit vështrojnë filmin tim apo kur më vështrojnë mua personalisht”, ka thënë Madonna. “Kështu që kur është fjala për filmin, atëherë brengosem”, ka shtuar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here