Madonna puth këngëtarin, Drake fshin buzëtMadonna ka habitur publikun e festivalit Coachella të dielën në mbrëmje, por përveç publikut, duket se më i surprizuar ka qënë këngëtari Drake.

Drake ishte duke performuar në skenë këngën e tij me titull ‘Madonna’ dhe mbretëresha e pop-it ka vendosur ta falenderojë këngëtarin duke e puthur në buzë, por duket se kjo puthje nuk i ka pëlqyer aspak atij.

Madonna është ngjitur në skenë dhe ka shkuar nga pas, duke ulur kokën e këngëtarit kanadez dhe duke e puthur, por 56-vjeçarja nuk ka parë reagimin e tmerrshëm të Drake pas kësaj puthje, i cili dukej “i neveritur” duke fshirë menjëherë buzët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here